×
  • Lajme
  • Lajme

    Banka Botërore dhe OBSH ndihmojnë Kosovën me 15 milionë euro për luftimin e coronavirusit

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 18:29

    Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Banka Botërore i kanë ofgruar Kosovës rreth 15 milionë euro për të luftuar coronavirusin.


    Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media, ku edhe bëri të ditur se numri i të prekurve nga coronavirusi tashmë ka arritur në 17.

    “Javën që vjen do të vijë një kontingjent i mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion nga OBSH-ja. Gjithashtu sot jemi njoftuar nga OBSH-ja se janë ndarë 7 milionë euro që do të ndihmojnë furnizimet në institucionet shëndetësore të çdo niveli. Banka Botërore ka ofruar mbështetje në aktivitetin ndaj masave kundër Covid 19 me vlerë prej 7.9 milionë euro”, ka thënë Vitia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!