Në fshatin Gullbovc të Malishevës, vetëm gjatë muajit janar, është vjedhur 42% e energjisë elektrike nga transformatori që furnizon 47 konsumatorë. Disa prej tyre kanë bërë keqpërdorim të energjisë, duke shkaktuar një humbje totale prej 128,793 kW gjatë vitit 2024.
Ky abuzim ka shkaktuar një ngarkesë të madhe në transformator, çka mund të sjellë pasoja të rënda si: Dëmtim të transformatorit, rënie të tensionit në rrjet si dhe rrezik për sigurinë e konsumatorëve.
KEDS, kompania që shpërndan energjinë ka njoftuar se është duke monitoruar këtë zonë dhe ka vendosur që këta konsumatorë të jenë nën vëzhgim për shkak të keqpërdorimit të energjisë.
Poashtu, kjo kompani ka apeluar për respektimin e rregullave dhe kujdesin ndaj përdorimit të energjisë, për të shmangur ndërprerje të rrymës dhe probleme për të gjithë banorët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.