×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorët e këtij fshati të Gjakovës dalin kundër autostradës

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 21:38

    Rol shumë të madh për sigurinë e fëmijëve të tyre, banorët e fshatit Cërrmjan të Gjakovës po e shohin tek ndërtimi i një mbi apo nënkalimi tek magjistralja e fshatit.


    Kjo pasi kanë frikë kur nxënësit e kalojnë rrugën mes për mes për të shkuar në shkollë, njofton Klan Kosova.

    Shqetësimi është rritur edhe më shumë tani kur pritet që andej të kaloj autostrada.

    Një nxënës thotë se ndjehet i rrezikuar nga autostrada.

    “Për neve është rrezik se kerret po i vozitin shumë shpejt, dhe kur të bëhet autostrada do t’i vozitin edhe më shpejtë edhe stacioni na bjen shumë më larg”, ka thënë një nga nxënësit për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Kurse një banor thotë se nxënësit nuk janë të sigurt pasi të ndërtohet autostrada.

    “Ai fëmija 10 vjeç me 3 kg çantë, ku është ai i sigurt me kaluar autostradën. Kjo është e rrezikshme me jetë”, thotë një banor.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!