×
  • Lajme
  • Lajme

    Banoret e lagjes ‘Sofali’ të Prishtinës që 17 orë pa rrymë, KEDS ia hedh fajin një kompanie

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 18:42

    Banorët e lagjes “Sofali” të kryeqytetit kanë mbi 17 orë pa furnizim me energji elektrike.


    KEDS thonë se kjo ka ndodhur si pasojë e një prishjeje në kabllot nëntokësore nga një kompani.

    Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala e ka cilësuar këtë si prishje të komplikuar, por që ka arritur të rregullohet nga ekipet e KEDS-it të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    “Prishja është rregulluar dhe konsumatorët tashëm kanë energji elektrike. Dëmtimi ka ndodhë në kabllot nëntokësore nga një kompani. Pra, ka qenë një prishje e komplikuar, por që është rregulluar nga ekipet e KEDS që kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Buzhala për Insajderi-in.

    Mirëpo, jo të gjithë banorët e kësaj lagje janë furnizuar me energji elektrike, për çka buzhala thotë se disa nga trafot janë pa energji elektrike, e cila shumë shpejt do të rikthehet.

    “Prishja është rregulluar, por qenkan edhe tri trafo pa energji elektrike. Janë në proces e sipër”, ka thënë ai, derisa është pyetur pse në disa pjesë të lagjes nuk ka rrymë.

    Energjia në këtë zonë është ndalur në orën 01:00 të mëngjesit të ditës së sotme, ndërkaq banorët e kësaj lagje thonë se situata është e papërballueshme, për çka edhe kanë kërkuar nga KEDS që të rikthejnë energjinë elektrike sa më shpejtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!