×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorët e një fshati në Lipjan dhurojnë 185 doza gjaku për Ditën e Pavarësisë

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 21:59

    Banorët e fshatit Kraishtë, Komuna e Lipjanit, të hënën kanë dhuruar 185 doza gjaku.


    Dhurimi vullnetar i gjakut është organizuar në xhaminë e fshatit në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, është bërë e ditur në faqen zyrtare në Facebook të kësaj qendre.

    Sipas njoftimit, ky është viti i shtatë që dhurohet gjak në këtë fshat dhe deri më tash janë mbledhur 970 doza.

    Dhurimi i gjakut më 17 shkurt është kthyer në traditë, në Kraishtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!