×
  • Lajme
  • Lajme

    Baraliu e jep rezultatin final të zgjedhjeve, kaq ulëse i marrin partitë politike

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 13:03

    Analisti Bleron Baraliu e ka dhënë parashikimin e tij sa i përket asaj se sa ulëse do të marrin në legjislaturën e re subjektet politike.


    Sipas matematikës finale të Baraliut, Vetëvendosje do të marrë 56 deputetë, PDK 20 deputetë, LDK-ja 15 deputetë ndërsa AAK-ja do të mbetet me 9 deputetë.

    Ai thotë se partia e Albin Kurtit ka gjasa për 15% që të sigurojë 57 ulëse, derisa, thotë se të pakta janë gjasat që ky numër të bie nën 55 ulëse.

    LDK ndërkaq shton se do t’i ketë 15 deputetë, ndërsa partia e Ramush Haradinajt shton se mund të mbetet me 8 deputetë nëse LVV-ja siguron 57 ulëse.

    Megjithatë, i njëjti thotë se duhet të pritet numërimi i votave të diasporës që të dihet saktë rezultati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!