×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha i VV-së: Rrini shlirë, sa kthehet Isa Mustafa, aq Asociacioni i tij

    Reporteri
    23 Mars 2023 | 9:07
    Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha

    Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale pas një debati që nisi si rezultat i një interviste të kryeministrit, ku e pranoi se në propozimin evropian ka Asociacion.

    Megjithatë, Basha ka thënë se nuk do të ketë Asociacion të ish-kryeministrit Isa Mustafa.

    “Rrini sh’lirë sepse nuk do të ketë Asociacion të Isa Mustafës , qysh edhe nuk ka Isa Mustafë sot. ?? ??????? ??? ???????, ?? ??????????? ? ???”, ka shkruar Basha.

    Ishte vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai që mbrëmë për herë të parë pranoi se ka Asociacion në Marrëveshjen e Ohrit.

    “Ka Asociacion, neni 10 thotë që të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara, të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. Pra 39 marrëveshje janë, prej 2 korrikut të vitit 2011 deri më 25 gusht të 2015, për diç më shumë se 4 vite, janë 39 marrëveshje”, deklaroi Kurti. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!