×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Basha pas sondazhit të UBO-s të publikuar nga Reporteri: Mbështetja dhe puna e pandalshme vazhdojnë

    Reporteri
    25 Qershor 2024 | 19:36
    Dimal Basha, deputet

    Sipas matjeve të fundit nga “UBO Consulting”, i siguruar ekskluzivisht nga Gazeta Online Reporteri.net, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje renditet në vend të parë me 49.6 për qind.

    Për këtë sondazh ka reaguar edhe deputeti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, pas Mefail Bajqinovcit.

    Basha ka thënë se rezultatet e sondazhit tregojnë se qeveria e Kurtit po punon dhe për këtë po vazhdon edhe mbështetja qytetare për të.

    “Mbështetja vazhdon, siç vazhdon edhe puna e pandalshme dhe e ndershme e Qeverisë Kurti! Sigurisht se këtij sondazhi në fund i shtohet edhe mërgata, porsi qershia mbi torte”, ka shkruar Basha duke publikuar edhe rezultatin e sondazhit.

    Nga ky sondazh i kryer për periudhën 3 deri 15 qershor nga “Ubo Consulting”, Partia Demokratike e Kosovës del të jetë në vend të dytë me 17 për qind të votave.

    LDK-ja radhitet e treta me 15.5 për qind, duke shënuar kështu rënie, krahasuar me sondazhin paraprak të “UBO Consulting” që kishte 16 për qind. AAK dhe NISMA kanë qenë surpriza e këtij sondazhi duke shënuar rritje në 8.6 për qind, 1.7për qind më shumë se sa në mars kur kishin rezultuar me 6.9 për qind të mbështetjes./Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!