×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkatdhetarit nga Amerika i vidhen stoli të arit në vlerë prej 39 mijë eurosh

    Reporteri
    12 Dhjetor 2022 | 9:22

    Shtëpia e një bashkatdhetarit që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë cak i hajnave.

    Rasti ka ndodhur në fshatin Begracë të komunës së Kaçanikut.

    Atij i janë vjedhur stoli të arit në vlerë prej 39 mijë eurosh.

    Kështu deklaroi për Klankosova.tv Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

    “Një pistoletë, stoli ari dhe ora dore. 39 mijë euro vlera sipas ankuesit”, tha Veseli.

    Veseli tha se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!