×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkësia Islame e Kosovës reagon për sulmin në Francë, e quan akt të neveritshëm terrorist

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 13:20

    Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar pas sulmit të djeshëm terrorist në Nice të Francës, që la të vdekur tre persona.


    BIK-u  e ka quajtur sulmin e djeshëm akt të neveritshëm, terrorist, që ka për qëllim frikësimin dhe atakimin e vlerave humane e njerëzore.

    Sipas BIK, marrja e jetës së njeriut si dhe atakimi i objekteve fetare, janë veprim që bien ndesh me parimet e feve dhe mësimet e pejgamberëve.

    “Sulmi i djeshëm në Nice të Francës është akt i neveritshëm, terrorist, që ka për qëllim frikësimin dhe atakimin e vlerave humane e njerëzore. Bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin francez. Marrja e jetës së njeriut si dhe atakimi i objekteve fetare, janë veprim që bien ndesh me parimet e feve dhe mësimet e pejgamberëve.
    Fetë nuk kanë për qëllim përplasjet, dhunë e tmerret por kanë për qëllim udhëzimin dhe fisnikërimin e popujve dhe shoqërive tona.
    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës”, thuhet në reagimin e BIK-ut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!