×
  • Lajme
  • Lajme

    Bastisje në tri lokacione në Lipjan, dy persona kapen me armë të gjata

    Reporteri
    24 Korrik 2024 | 11:03

    Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka kryer bastisje sot në tri lokacione në Lipjan, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë ilegale, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se gjatë aksionit janë arrestuar dy persona të dyshuar, teksa janë sekuestruar një kallash me dhjetë fishekë, një pushkë e gjatë gjysmë automatike, një pistoletë me gaz, një pushkë e gjatë dhe karikatorë.

    Personat me inicialet H.A. dhe K.K., me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, sipas KPRK-së, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!