×
  • Lajme
  • Lajme

    Baton Haxhiu nuk tregohet i kujdesshëm, e zbulon veten se ishte duke shoqëruar Thaçin

    Reporteri
    19 Shkurt 2020 | 19:00

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi është takuar sonte në Prishtinë me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçin.


    Ky i fundit e ka uruar presidentin kosovar për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

    Në këtë takim, ata kanë biseduar për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut që pritet të mbahen së shpejti, ashtu si edhe për politikën dhe gjendjen e shqiptarëve në rajon.

    Ndërkaq, ajo se çfarë u pa në këtë takim, ishte edhe prezenca e Baton Haxhiut, që pavetëdije u zbulua nga një pasqyrë e vendosur prapa, Presidenti Thaçi dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!