×
  • Lajme
  • Lajme

    Baton Haxhiu: Vetëvendosje kurrë nuk mund të arrijë 50% të votave

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 22:03

    Analisti Baton Haxhiu shprehet i bindur se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit kurrë nuk mund t’i fitojë 50 % të votave.


    “Vetëvendosje kurrë nuk mundet me i mbërri 50 për qind të votave. VV nuk mund t’i arrijë më shumë se 33%””, ka thënë Haxhiu në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa për PDK-në e LDK-në tha se në rezultatin më të keq të tyre nuk bien nën 20 për qind, kurse për AAK-në e Ramush Haradinaj tha se ka 10 %.

    Haxhiu tha se totali i votave shqiptare është rreth 87% pa minoritete.

    Ai tha se Haxhiu thotë se VV po e humb ndikimin, kurse për kryekuvendaren Vjosa Osmani tha se do të jetë në funksion të VV-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!