×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja do të ndajë 75 milionë euro për Kosovën për të zbutur krizën energjetike

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 12:13

    Bashkimi Evropian pritet të ndajë 75 milionë euro si ndihmë të menjëhershme për Kosovën në përballimin e krizës energjetike.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, gjatë vizitës së sotme në Kosovë ka thënë se Bashkimi Evropian do t’i ndihmojë Kosovës në krizën energjetike, por ka bërë apel që të kurset energjia elektrike.

    Ajo ka deklaruar se në çdo plan të BE-së për energjinë përfshihet edhe Kosova.

    “Do të ofrojmë mbështetje të fortë për të ndërtuar kapacitete të reja për të zëvendësuar qymyrin me prodhim nga energjia e ripërtrishme. Kemi dhe planin 500 milionë euro që do ta mbështes Kosovën në këtë aspekt, në plan afatshkurtër Kosova është e përfshirë në planin e BE-së”, tha Von der Leyen.

    Ndëkraq presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ndihma e menjëhershme buxhetore nga BE-ja për Kosovën për përballimin e krizës energjetike është 75 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!