×
  • Lajme
  • Lajme

    BE përditëson listën e vendeve të sigurta: Kufiri sërish i mbyllur për kosovarët

    Reporteri
    07 Gusht 2020 | 23:53

    Këshilli Evropian ka përditësuar listën me vendet e sigurta me të cilat vendos të hapë kufijtë. Por , Kosova, Shqipëria e gjithë Ballkani Perëndimor janë sërish jashtë listës.


    Kjo do të thotë se shtetasit kosovarë  nuk lejohet të hyjnë në kufijtë e vendeve të BE-së nëse nuk janë nënshtetas apo rezidentë.

    Në bazë të kritereve dhe kushteve të parashtruara tek rekomandimet duke filluar nga 8 gushti vendet anëtare të BE-së do të heqin kufizimet gradualisht për banorët e këtyre shteteve:

    Australi
    Kanada
    Gjeorgji
    Japoni
    Zelandë e Re
    Ruanda
    Koreja e Jugut
    Tajlanda
    Tunizi
    Uruguai

    Për Kinën pritet konfirmimi në bazë të parimit të reciprocitetit.

    Këshilli Evropian bën vlerësimet në bazë të disa kritereve si situata epidemiologjike, masat kufizuese duke përfshirë distancimin fizik si dhe konsiderata të tjera sociale dhe ekonomike. Por situata aktuale në Kosovë dhe rajon ku numri i rasteve ditore i kalon 100 nuk favorizon shtetasit e këtyre vendeve të udhëtojnë.

    Konkretisht lidhur me situatën epidemiologjike, të ashtuquajturat vendet e treta duhet të plotësojnë këto kritere:

    -Numri i rasteve të reja me COVID-19 në 14 ditët e fundit për 100 mijë banorë duhet të jetë i përafërt ose më i ulët se mesatarja e BE.

    -Trend i qëndrueshëm ose në rënie i rasteve të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me 14 ditët e fundit.

    -Menaxhimi i përgjithshëm i pandemisë duke marrë në konsideratë informacionet e dhëna, duke përfshirë aspekte si testimi, mbikëqyrja, gjurmimi i rasteve, frenimi i përhapjes, raportimet si dhe vërtetësia e informacioneve.

    Ballkani Perëndimor nuk i plotëson.

    -Për vendet që kanë ende lëvizje të kufizuar, kategoritë e mëposhtme do të jenë të përjashtuara nga kufizimet:

    -Shtetas të BE dhe familjarët e tyre
    -Shtetasit që kanë leje qëndrimi afatgjatë dhe anëtarët e familjes së tyre
    -Udhëtarë me funksione të posaçme, siç parashikohet tek Rekomandimet

    Përgjegjësia për implementimin e rekomandimeve të Këshillit i mbetet vendeve anëtare.

    Lista përditësohet dhe mund të rishikohet nga Këshilli pas konsultave me Komisionin dhe agjencitë respektive të Bashkimit Europian në bazë të kritereve të lartpërmendura. Megjithatë vendet e BE-së mund të mos i përmbahen listës dhe të hapin kufijtë me vendet që dëshirojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!