×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Istrefi thotë se ka informata që Xhelal Sveçla hyri në dhomën e përgjimeve

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 0:49

    Ish-kryeshefi i PTK-së, Bedri Istrefi ka thënë se deklarata e presidentit Thaçi se Kurti, Sveçla e Abazi kanë shkuar në dhomën e përgjimeve në PTK është e saktë.


    Në një intervistë për Klan Kosovën, Istrefi theksoi se ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla dhe zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi, ishin futur jashtëligjshëm në dhomën e përgjimeve.

    Sipas tij këto janë të dhëna sensitive me anë të cilave mund të shantazhohen njerëzit.

    “Asnjëherë deri më tani në dhomën e përgjimeve nuk është futur asnjë ministër i Brendshëm. Sipas informatave që kam ministri i Brendshëm është futur në dhomën e përgjimeve. Sipas informatave ka pasur një takim me drejtoreshën e përkohshme”.

    “Kjo sanksionohet me ligj dhe është vepër penale. Në këtë dhomë japet sinjali tek organet e sigurisë: Policia dhe AKI. Këto të dhëna janë sensitive. Unë kurrë deri më sot nuk kam pasur qasje në këtë dhomë”.

    “Atë ditë fatkeqësisht nuk kanë punuar kamerat. Përgjimi i njerëzve pa bazë ligjore është e ndëshkueshme.Ka mundësi që të merren të dhëna të caktuara që nëpërmjet një USB sepse është softwer dhe ka mundësi të shantazhohen njerëzit”, është shprehur ai.

    Istrefi i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë rastin ngase sipas tij me këtë veprim është cënuar siguria dhe privatësia e çdo qytetari në Kosovë.

    Ai në këtë intervistë ka dhënë detaje  edhe lidhur me shkarkimin e tij.  Vendimin për shkarkim e ka quajtur vendim politik të siç ka thënë “njerëzve me shirita të kuq”.

    “Të merren vendime politike nga njerëz me shirita të kuq është jashtëzakonisht e rëndë. E kemi rastin në Telekomin e Kosovës, por edhe në ndërmarrjet e tjera publike. Kemi deklaratën e ministrit të Jashtëm se anëtarët kanë pranuar të bëhen anëtarë të bordit për të shkarkuar në mënyrë të paligjshme bordin”.

    “Me çfarë të drejte kryeministri i bën listat dhe i mbush me anëtarë që iu binden me urdhëra politike. Mua më kanë kërkuar të shkarkoi krejt menaxhmentin dhe të emëroj anëtarë të shiritave të kuq. Unë nuk kam pranuar dhe jam zotuar para menaxhmentit se nuk do të bëj një veprim të tillë”.

    “Kujt i konvenon kjo? Si ka mundësi që për kaq kohë të shkurtër të analizohet puna e menaxhmentit. Çfarë truri kanë ata?”, është shprehur Istrefi në Klan Kosova.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!