×
  • Lajme
  • Lajme

    Befasia e NISMA’s: Albulena Balaj, zëvendëskryeministre në Qeverinë Hoti

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 23:00

    Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, do të jetë befasia ekskluzive e këtij subjekti për Qeverinë e re.


    Klan Kosova merr vesh se ajo do të jetë Zëvendëskryeministrja e re e Kosovës, meqë këtë post ajo e merr në Qeverinë Hoti.

    Më tej mësohet se Vesel Krasniqi do marrë postin e Ministrit të Tregtisë dhe Skender Reçica atë të Ministrisë së Punës.

    Thuhet që aryseja e përzgjedhjes së Balaj-Halimajt në këtë pozitë, është fuqizimi i gruas në Kuvend, por edhe performanca e saj e mirë në Parlamentin e Kosovës.

    Po ashtu Klan Kosova merr vesh që Valdete Bajrami do të jetë Zëvendësministre, Zafir Berisha po ashtu si dhe Bekim Brestovci.

    Zëvendëskryeministër do të emërohet edhe Bekim Brestoci gjithashtu.

    Klan Kosova merr vesh që Ish-ministri i Tregëtisë, Endrit Shala nuk ka pranuar të jetë ministër apo zëvendësministër në këtë Qeveri.

    Ai do të fokusohet në Kuvendin e Kosovës bashkë me kreun e Nismas, Fatmir Limajn.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!