×
  • Lajme
  • Lajme

    Befason Molliqaj, thotë se është mbështetës i një koalicioni LDK-VV

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 23:13

    Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se dëshiron ta shoh një koalicion ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.


    Ai ka thënë se dëshiron t’i shoh dy partitë opozitare në koalicion, në mënyrë që të shoh fuqinë e LDK-së dhe VV-së.

    “Unë nuk mund ta përcaktoj një koalicion të tillë. Por si oponent politik, nuk jam kundër i këtij koalicioni. Dua ta shoh se sa janë të fuqishëm; edhe LDK-ja, e edhe VV-ja”, deklaroi Molliqaj në emisionin Pressing të T7.

    Sipas Molliqajt, Vetëvendosje dëshiron që me çdo kusht të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

    “E vetmja rrugë që Vetëvendosje të jetë në qeverinë e ardhshme, është që të kenë një koalicion parazgjedhor me LDK-në”, ka thënë Molliqaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!