Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përgëzoi sot Republikën e Kosovës për njohjen si shtet te pavarur e sovran nga Republika e Kenias.
Presidenti Begaj falënderoi homologun e tij William Rutto për marrjen e këtij vendimi.
“I kënaqur që Kenia e ka njohur sot shtetin e Kosovës. I shpreh mirënjohjen time mikut tim William Ruto për këtë vendim të mirëpritur ngrohtësisht nga të gjithë shqiptarët”, shkroi Begaj në një postim në rrjetin social “X”.
Kosova, cila e shpalli pavarësinë më 2008, njihet nga 118 vende të botës, sipas ueb-faqes së Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.