×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëhen bashkë djali i Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, u dërgojnë një mesazh baballarëve

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 9:05

    Djali i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt thonë se ata ndihem krenarë me baballarët e tyre.


    Ata janë bërë bashkë dhe kanë realizuar një foto të përbashkët, shkruan Reporteri.

    “Une e Gurakuçi krenarë me ju !”, ka shkruar Gëzim Gucati në llogarinë e tij në Facebook.

    Ndryshe, Haradinaj dhe Gucati u arrestuan më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Nënkryetari i OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj do të paraqitet sot në ora 15.00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!