×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëhen “llom” të rinjtë në Prizren, një prej tyre dërgohet në spital

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 11:01

    Një përleshje fizike mes disa të rinjve ka ndodhur pak më parë në qytetin e Prizrenit.


    Pas kësaj përleshje fizike është nevojitur edhe ndërhyrja e zyrtarëve policorë.

    Të njëjtit kanë arrestuar disa nga të rinjtë që ishin përfshirë në këtë rast.

    Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Kosovë për rajonin e Prizrenit, ka konfirmuar rrahjen për Reporteri.net.
    “Sot rreth orës 10:37 në rrugën ‘Remzi Ademaj’ ka ndodhur një rrahje mes tre personave.
    Dy prej tyre janë arrestuar, kurse një është dërguar në Emergjencë pasi ka disa lëndime”, ka thënë Osmanollaj. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!