×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëhet shkrumb e hi një shtëpi në Mitrovicë

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 17:57

    Dy shtëpi janë djegur dhe bërë shkrumb e hi në Mitrovicë.


    Policia e Rajonit të Mitrovicës ka konfirmuar për Reporteri.net djegien e një shtëpi.

    “Një rast është raportuar rreth orës 13:50, në rrugën ‘Artim Jashari’ në Mitrovicë, një shtëpi ishte kapluar nga zjarri”, ka thënë për Reporteri.net Avni Zahiti zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

    Zahiti ka shtuar se zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin, dhe nuk raportohet për t’ lënduar.

    Nuk dihen as shkaqet e zjarreve, mirëpo shihet se dëmi material është i madh. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!