×
  • Lajme
  • Lajme

    Behgjet Pacolli është kthyer në Kosovë – sonte prej orës 20:00 flet ekskluzivisht për Reporterin

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 17:45

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, një ditë më parë, është kthyer nga Zvicra në Kosovë.


    Ai të premten, nga rezidenca e tij në Hajvali të Prishtinës, është intervistuar nga gazetari Shkumbin Kajtazi, për REPORTERI/INTERVISTA.

    Në këtë intervistë ekskluzive për Gazetën Online “Reporteri.net”, ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës tregon se si do të jetë vota e tij për mandatarin për qeverinë Hoti, dekretimi i të cilit mbrëmë morri aprovimin nga Gjykata Kushtetuese.

    Tregon se a do të jetë AKR-ja pjesë e Qeverisë së re.

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/704607137046467/

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës tregon për kthimin e tij në Kosovë, se a e pati problem të hyjnë këtë herë në vendlindje.

    A po qëndron në vetizolim?

    Po ashtu, flet edhe për Albin Kurtin e Xhelal Sveclen, pasi javë më parë i akuzoi se i rrezikuan jetën.

    Në këtë intervistë për Reporteri.net, biznesmeni kosovar flet edhe për jetën e tij private dhe ka treguar për herë të parë se kush do të trashëgojë pasurinë e tij.

    Ndiqeni sonte, prej orës 20:00, REPORTERI/INTERVISTA me Behgjet Pacollin, në www.Reporteri.net, në faqen në facebook ‘Reporteri’ dhe në kanalin ‘Reporteri’ në Youtube.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!