×
  • Lajme
  • Lajme

    Behgjet Pacolli thirrje partive politike: Ta mbështesim Kurtin në zbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja

    Reporteri
    19 Mars 2023 | 17:17

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar dakordimit të arritur dje në Ohër për marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

    Pacolli ka thënë se tashmë ka një situatë të re dhe sipas tij duhet drejtuar së ardhmes.

    Ai u ka bërë thirrje subjekteve politike që ta mbështesin Kurtin në zbatimin e detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje, shkruan Reporteri.net.

    Pacolli thotë se së bashku jemi më të ditur dhe më të fortë.

    Postimi i tij i plotë:

    Tani është tepër vonë për të vajtuar apo lavdëruar atë që ndodhi, e djeshmja nuk ishte një ëndërr por një realitet. Në këtë situatë të re, t’i lëmë mënjanë (për një moment) analizat e rrethanat pse e si ndodhi, inatët e lavdatat dhe ti drejtohemi së ardhmes.

    Nuk besoj se ka njeri në Kosovë që nuk i pëlqen perspektiva paqësore e rrugëtimit tonë.

    U bëj thirrje të gjitha partive politike, shoqërisë civile dhe çdo qytetari që të mbështes qeverinë në zbatimin me përgjegjësi të detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje.

    Nga ana tjetër, kryeministri duhet të kuptojë se bashkëpunimi me faktorë të tjerë në Kosovë është i pashmangshëm. Së bashku jemi më të ditur dhe më të fortë.

    Kosova mbi të gjitha!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!