×
  • Lajme
  • Lajme

    Behgjet Pacolli thotë se po shahet me të madhe në Facebook

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 23:33

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i mllefosur ka shkruar për gjuhën denigruese dhe fyerjet që po i bëhen nëpër rrjete sociale atij.


    Pacolli thekson se fjalë të tilla po i drejtojnë edhe familjarë të atyre që dikur i kishte ndihmuar.

    Ai ka tentuar të shpjegojë edhe funksionin e rrjeteve sociale, duke ftuar për “kritika të artikuluara”.

    Postimi i plotë:

    Rrjetet sociale janë në funksion të këmbimit të mendimeve, shpalosje idesh, bashkëbisedim dhe KRITIKA TE ARTIKULUARA që na lëvizin përpara. Ka njerëz që shfrytëzojnë anonimitetin dhe degradojnë në gjuhën fyese, e cila përveç derdhjes së frustrimit, nuk shërben për asgjë tjetër.

    Në platformat e mia mediatike , ka një shumicë dërmuese që me mirësjellje shpalosë edhe lëvdatën edhe kritikën, por ka edhe të tillë që në mënyrë perverze keqpërdorin platformën që ua kam mundësuar duke perdorur gjuhën e urrejtjës e përcjellur me shpifje, fyerje e sharje të llojllojshme.

    Kêtë fenomen të shëmtuar të ofendimit nga anonimiteti e kanë shndërruar në politikën e tyre kryesore dhe bëjnë luftë me rivalët e tyre.

    Duke shfletuar se cilët janë këta shpirtra të mbushur me urrejtje, gjeta se adresa është kryesisht e njëjtë.

    E njëjta fabrikë parapolitike!

    Vetem sot 5 komentues që më fyen, ishin anëtarë të ngushtë të familjeve të cilëve u ndihmoja me shumë para në trajtim jashtë vendit me bursa dhe ndihma të tjera.

    Pra, pa vonesë, erdhi “mirënjohja”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!