×
  • Lajme
  • Lajme

    Behramaj: Vetëvendosje s’ka fuqi të organizojë protesta masive, me peticionin po blen kohë dhe po manipulon

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 17:15

    Këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke u ballafaquar me pafuqinë e saj për të organizuar protesta masive.


    Sipas tij, peticionin e kanë nisur sa për të fituar kohë dhe për të manipuluar me qytetarë të numërtuar, duke u krijuar mundësi militantëve që me qindra herë të regjistrohen, pa iu nënshtruar kurrfarë filtrave dhe me çfarëdo identitetesh që duan.

    Behramaj ka thënë se kjo u duhet që pas mbylljes së peticionit më 30 qershor të mund të dalin me konstatime se mbi 50 për qind e “popullit të vetëdijshëm” po kërkon zgjedhje!

    “Lëvizja Vetëvendosje është duke u ballafaquar me pafuqinë e saj për të organizuar protesta masive. Peticionin e nisën sa për të fituar kohë dhe për të manipuluar me qytetarë të numërtuar, duke u krijuar mundësi militantëve që me qindra herë të regjistrohen, pa iu nënshtruar kurrfarë filtrave dhe me çfarëdo identitetesh që duan.
    Kjo u duhet që pas mbylljes së peticionit më 30 qershor të mund të dalin me konstatime se mbi 50 për qind e “popullit të vetëdijshëm” po kërkon zgjedhje!
    As ndarja e popullit në të vetëdijshëm dhe të pavetëdijshëm nuk ishte e rastësishme. Albin Kulti me filozofët oborrtarë është munduar gjithnjë të krijojë mite, sepse historikisht përdorimi i miteve i ka lëvizur vetëdijet shoqërore dhe masave ua ka shmangur konfrontimin me realitetin, që sundimtarët të mund t’i magjepsin dhe t’i kontrollojnë ato, duke ua imponuar botëkuptimet që duan!
    Nuk është i rastësishëm as përdorimi i shpeshtë i fjalës “popull” nga ana e tyre, sepse kështu e eliminojnë ndjenjën e individualitetit!
    Albin Kurti nuk i ka pranuar asnjëherë rregullat. Ai gjithnjë kërkon që të tjerët t’i përshtaten numrave dhe rregullave që i krijon dhe këto në Lëvizjen Vetëvendosje trajtohen si më të rëndësishme se ligjet e shtetit. Ky nënshtrim glorifikohet si akt patriotik në mesin e tyre dhe jo respektimi i rendit juridik shtetëror!”, ka shkruar Behramaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!