×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekë Berisha ministrit të Mbrojtjes: Kam mendu që të ka mbetur një grimë UÇK, e ti po i raporton Dejona Mihalit

    Reporteri
    12 Shkurt 2024 | 15:48

    Kryetari i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha e ka pyetur sot ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin për takimin që disa media patën raportuar të ketë ndodhur mes tij, shefit të AKI-së, Petrit Ajetit dhe sekretares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihalit. Derisa për Ajetin ishte mohuar të ketë qenë pjesë e takimit, Maqedonci pati deklaruar se me Milalin ishte takuar rastësisht duke ecur në parlun e Gërmisë.

    “Sa i përket takimit me Dejona Mihalin – ishte një prej pyetjeve. Unë, po, zakonisht gjatë vikendeve bëj ecje në Gërmi dhe kam pasur takim të rastësishëm me Dejonën. Kemi pi kafe së bashku, që s’besoj se është ndonjë gjë e veçantë. Dhe nuk ka qenë drejtori i AKI-së prezent, e kam thënë publikisht. Ka qenë një dajë i imi dhe një shok i ngushtë”, tha Maqedonci.

    “Nuk është rastësi… Ka shumë rëndësi mos me u taku me të. Këtë merre si vërejtje”, tha ndër tjerash Berisha.

    Ministri reagoi edhe një herë.

    “Ne realizojmë takime edhe me shumë njerëz të tjerë. Dhe nuk realizoj takime për t’i raportuar askujt. Unë i raportoj Komisionit parlamentar. Së pari i raportoj kryeministrit të vendit. Normalisht, nuk konsideroj që është e ndaluar – pavarësiusht pozitës – të takohem me njerëz të cilët jetojnë në këtë vend, funksionojnë në këtë vend”, tha Maqedonci.

    Duke ia kujtuar se ka qenë komanant i UÇK-së, Berisha, gjithashtu ish-pjesëtar i UÇK-së, i tha ministrit “mos u bëj kësi”.

    “Ministër, unë kam mendu që ty të ka mbetë ndonjë grimë UÇK. E në këtë aspekt të thashë. Mos e harro. Mos u bëj kësi, s’ke nevojë. Mbaje pak…”, i tha deputeti.

    Ndryshe, gjatë raportimit të tij Maqedonci ka deklaruar se 221 pjesëtarë të FSK-së janë larguar gjatë vitit të kaluar. Prej tyre, ai tha se janë 129 janë ndërprerje vullnetarë e punës.

    Para anëtarëve të Komisionit për Siguri, ministri tha ka pasur ankesa nga pjesëtarët e FSK-së gjatë këtij muaji për çështjen e kompensimit. Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje se sa është numri i padive, por që pohoi se ka numër të madh të tyre.

    Ai para anëtarëve të Komisionit Për Siguri u shpreh se është validuar regjimenti i parë i këmbësorisë gjatë ushtrimit Defender Europe 23.

    Ndërkaq, i pyetur nga kryetari i Komisionit, Bekë Berisha sa e njohin edhe ndërkombëtarët validimin e këtij regjimenti, Maqedonci ka konfirmuar një gjë të tillë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!