×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekë Berisha për zyrtarin e Ministrisë që u arrestua dje: Ma ka borxh një gjak

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 8:41

    Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha ka shkruar përmes Facebook-ut për Agim Nuhën zyrtarin e Ministrisë së Bujqësisë që është arrestuar dje në aksionin e policisë që u bë në disa komuna të Kosovës.


    “Agim Nuha zemra e shqiptarisë. Kuzhinat serbe po thojn qe ti i ke vjedh 400,000$. Ballin lartë e kurrizin drejt oj shqiponja e VV rrnoftë bashkimi Kombetar ??”, ka shkruar dje Bekë Berisha në profilin e tij zyrtar në Facebook.

    Përveç këtij shkrimi, Berisha ka zgjedhur që të ironizojë pas raportimeve se Nuha është simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në komente ish-deputeti ka shkruar se hajnia në emër të bashkimit kombëtar falet, është hajni e “burrave” dhe me rend.

    Tutje, ai ka thënë se Nuha i ka një gjak borxh, duke përmendur këtu edhe zyrtarin e LVV-së, Xhelal Sveçlën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!