×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Haxhiu i PDK-së: Nuk bëhemi pjesë e qeverisë së mashtrimit

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 9:24

    Bekim Haxhiu, deputeti nga radhët e PDK-së, ka folur rreth mundësisë që kjo parti t’i bashkohet Qeverisë aktuale.


    Ai thotë se PDK do të jetë aty ku do partia dhe ku do votuesi i saj, dhe jo ku të tjerët e rreshtojnë. Ajo është në shërbim të qytetarëve.

    “PDK është duke bërë më të mirën brenda Kuvendit për qytetarët e Kosovës, nuk e shohim veten për tu bërë pjesë e asnjërës palë, as të LDK-së dhe as të LVV-së, ashtu si e them unë të qeverive të mashtrimit”.

    “Ne e shohim vetën në opozitë, dhe llogaridhënien për situatën e tanishme qytetari duhet ta kërkojë nga ato parti”.

    “Nuk po shoh që është duke bërë ndonjë punë e mirë, si kjo si ajo qeveria tjetër nuk është se kam parë se kanë bërë diçka”, ka deklaruar ai.

    Haxhiu në Klan Kosova ka thënë se nëse LVV-ja e ka zhvendosur miqësinë me SHBA-në përgjegjësia i takon LDK-së për këtë.

    “Nëse LVV-ja e ka zhvendos Kosovën nga miqësia me SHBA-në, përgjegjësia është e LDK-së, sepse Kurti është bërë kryeministër me votat e LDK-së”.

    “Konflikti që është prodhuar pastaj mes SHBA-së dhe BE-së, këtu ka humbur Kosova dhe nuk guxon të ndodh që Kosova të mbetet në situatë që të zgjedh mes BE-së dhe SHBA-së. Për këtë narracion të ngritur përgjegjës janë edhe LVV edhe LDK”, ka thënë Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!