×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Haxhiu i thotë deputetes së Vetëvendosjes: A je në vete?

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 12:18

    Një përplasje ka ndodhur në Komisionin Hetimor përmenaxhimin e pandemisë, ku i ftuar është zv.ministri i Shëndetësisë nga LDK, Izet Sadiku.


    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i njohur si Kamishi me deputeten e Vetëvendosjes, Fatmir Mulhaxha-Kollçaku, pasi kësaj të fundit nuk i pëlqyen akuzat që bëri në drejtim të ish-qeverisë Kurti për zhvatje gjatë pandemisë si dhe një buzëqeshje që bëri Haxhiu.

    Deputeti i PDK-së, i tha se ajo po mundohet ta mëson se kur me buzëqesh e kur jo.

    “A je në vete, mua me qeshet kur të më qeshet. Më fal, a guxoj me qesh. Nuk ka pyetje që nuk ndërhynë”, tha Haxhiu, shkruan Reporteri.net.

    Ky komision po vazhdon ta marrë në pyetje ish-zv,ministrin Sadiku lidhur me menaxhimin e pandemisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!