×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Jashari: Ademi e Hamza herë e kanë agjëruar, herë jo

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 20:40

    Deklarimi i bërë nga Mulla Osmani në një intervistë dhënë për Reporterin se Adem Jashari kishte refuzuar cigarën kur ju kishte ofruar për shkak të muajit të Shenjtë të Ramazanit, javë më pare ngjalli reagime të shumta.


    Për këtë çështje ka folur në intervistën REPORTERI N’KOMUNË Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit, njëherit kryetar i Skenderajt.

    Bekimi ka thënë se Adem dhe Hamëz Jashari here kanë agjëruar here jo.

    “Adem e Hamëz Jashari ka pas raste kur kanë agjëru, edhe kur nuk kanë agjëru, vullneti i lire i secilit, ka pas raste kur janë përdorë pije të ndryshme, ka edhe sot raste tilla kur përdoren. Në radhë të parë jemi shqiptar, kemi kombin tone. E kam thanë hapur, po jam musliman, nuk nihna keq, nihna jashtëzakonisht mire, sa muj me respektu fene islame është çështje tjetër.

    Është për keqardhje me tentu ne shqitarëve me na fut në sherr mes vete, sidomos tek religjioni, asnjëherë s’kem pas asnjë konflikt duke tregu historitë që shqiptari musliman ka pas konflikt me shqiptarin katolik apo ortodoks, religjioni ka qenë shumë tolerantë në Kosovë”, ka thënë Jashari.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!