×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Kabashi: Lista e PDK-së e përfaqësuar mirë, por mungojnë Kuçi e Xhelili

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 20:46

    Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi, ndërsa ka folur për listën e PDK-së ka thënë se është e përfaqësuar mirë, por se mungojnë disa emra të njohur të kësaj partie.


    Kabashi ka thënë se ka pritur që numër 2 të renditet Bedri Hamza, e jo Uran Ismaili.

    “Kam prit me qenë (Bedri Hamza) numër 2 pasi është përfol se do të jetë kandidat për kryeministër, ka qenë figurë përfaqësuese e PDK-së. Numri 4 nuk është i keq, pasi pesëshja e parë është favorizuese. Është një listë e përfaqësuar mirë, kemi kthimin e Xhavit Halitit, por nuk janë dy emra, z. Hajredin Kuçi dhe dhe z. Fatmir Xhelili”, ka thënë Kabashi në emisionin “Prime Time” në Kanal 10, ku i ftuar ishte nga PDK Bedri Hamza për të diskutuar për listën e PDK-së.

    Kabashi tutje ka thënë se ka parë një tërheqje të figurave të PDK-së duke parë se aktualisht nuk është në situatë të mirë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!