×
  • Lajme
  • Lajme

    Bën jehonë thirrja e serbit në mes të Beogradit për bashkimin e shqiptarëve dhe serbëve

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 16:46

    Gjatë protestave për mbrojtjen e planetit nga ndryshimet klimatike, një djalosh serb ka zgjedhur që në pankartën e tij të flasë rreth mbrojtjes së natyrës në Malet e Sharrit.


    Petar Blazevski, e ka shpërndarë fotografinë edhe në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

    Në pankartën e tij shkruhet:

    Tani në Kosovë, shqiptarët dhe serbët po luftojnë së bashku kundër shtpyësve që dëshirojnë ta ndërtojnë një Hidrocentral në Parkun Kombëtar të Maleve të Sharrit, gjë që është e ndaluar me ligj. Le ta ngrisim zërin tonë dhe t’i ndihmojmë atyre

    Në fund, ai në gjuhën shqipe dhe serbe ka shkruar: Bashkë për Sharrin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!