×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Gara për të parin në zgjedhje do të jetë mes AAK-së dhe LDK-së

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 15:41

    Anëtari i kryesisë së AAK-së Anton Berisha është i bindur se partia që ai përket do të dalë e para në zgjedhje.


    Berisha, sikurse edhe në një deklarim të mëhershëm, ka thënë se partia e Ramush Haradinajt, pas zgjedhjeve do të duhet të qeverisë me LDK-në, të cilën ai e parashikon si partinë e dytë në zgjedhje, pas AAK-së.

    Ky reagim i ish-ambasadorit të Kosovës në Slloveni, vjen pas publikimit të një analize të instituti slloven IFIMES për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë që parashikoi garë mes LDK-së dhe VV-së për renditjen e para në zgjedhje.

    Lexoni të plotë postimin e Anton Berishes në facebook:

    Parashikimet e instituteve dhe analisteve te disa shteteve fqinje per koalicionet e mundshme dhe rezultatet e zgjedhjeve qe priten te mbahen ne Kosove, me shume se sa bazohen ne gjendjen reale mbeshteten ne planet e shteteve te tyre. Me vone ndoshta edhe do t’i specifikoje ne varesi te rrjedhes se ngjarjeve.

    Ajo, çfare une kam theksuar nje jave me pare, eshte koalicioni AAK-LDK. Sqarimet konceptuale i kam dhene, ndersa tash po i theksoj edhe dy elemente: e para, se gara per vendin e pare do te zhvillohet ne nje terren te perbashket, tradicional dhe djathtiste ndermjet LDK-se dhe AAK-se; dhe e dyta, se Serbia dhe aleatet e saj do te bejne çmos qe ky koalicion te mos ndodhe.

    Gara per vendin e pare, ka te beje me partine por edhe me kandidatin per kryeminister. Derisa AAK eshte ne epersi sa i perket pozites se kryeministrit, per shkak te definimit te qarte dhe konsistences politike te z. Haradinaj; LDK eshte ende ne kerkim te gjetjes se kandidatures qe nuk do te jete e lehte.

    Ne anen tjeter, si subjekt, LDK ka bere permisime koheve te fundit qe mund ta favorizoj atë, per cka AAK-se i duhet me maturi ta ndjeke duke bere hapat e duhur sidomos ne shfrytezimin e resurseve njerezore qe i ka ne dispozicion, e qe nuk i ka maksimalizuar deri me tash.

    Lufta per vend te trete do te zhvillohet ndermjet VV-se dhe PDK-se, e qe do te zhvillohet ne nje terren te perbashket qe me gjase do te fitohet nga kjo e para.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!