×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha i AAK-së në Deçan: Për ndërkombëtarët jemi partner i qëndrueshëm, jo servilë

    Reporteri
    25 Gusht 2019 | 21:54

    Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, thotë se aleatët ndërkombëtarë i kanë lënë qeverisë “Haradinaj” të marrë vendime të mëdha, si krijimi i ushtrisë, ruajtjen e territorit, rikthimin e resursve si ‘Trepça”, por jo vetëm.


    Ai thotë se duke parë këto vendime, qeveria që do të ndërtohet nga AAK do ndërtohet nga AAK do të jetë partner i qëndrueshëm, e jo partner servile, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë i Berishës:

    Sot, kryetari z. Haradinaj, ka shpalosur vizionin e Aleancës me strukturat e AAK-se ne Deçan.

    Theksuam se gjatë kësaj qeverisjeje vepruese, aleatët na kanë lënë hapësirë për vendime të mëdha, siç është ushtria, ruajtja e tërësisë territoriale, rikthimin e resurseve të Kosovës si Trepça dhe ruajtjen e substancës ekonomike.

    Ne do të jemi partner i qëndrueshëm, dhe jo partner servilë! /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!