×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha i kujton Albin Kurtit se proceset ndërkombëtare nuk janë idilike

    Reporteri
    17 Gusht 2019 | 10:57

    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha, ka komentuar deklaratat e kryetari të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tha se “me Serbinë do të arrihet zgjidhja kur do të kemi qeverisje dinjitoze në Kosovë”.


    Berisha, i cili është zëvendësministër i jashtëm, ka shkruar në një shkrim në Facebook, se Albin Kurti nuk ka përvojë në trajtimin real të proceseve ndërkombëtare.

    Madje, Berisha ka shkruar se këto procese nuk janë idilike.

    Postimi i plotë:

    Deklarata e liderit te VV-se, z. Albin Kurti dhene Zeri te Amerikes se: “me Serbinë do të arrihet zgjidhja kur do të kemi qeverisje dinjitoze në Kosovë” – eshte tregues i nje orientimi ne drejtim te duhur por ne te njejten kohe tregon edhe natyren idilike te pikepamjeve si dhe mungesen e eksperiences ne trajtimin real te proceseve nderkombetare.

    Nje qeveri dinjitoze e Kosoves, forcon pozicionin tone por nuk eshte garancion i arritjes se marreveshjes me Serbine, ngase ashtu sikurse proklamimi i Kurtit ne vite per bashkimin kombetar, pa e pyetur Shqiperine, mbeti vetem nje parulle idilike; njejte qeveria dinjitoze nuk mund te arrije marreveshje pa pelqimin e Serbise.

    Ne fakt, eshte e kunderta, sa me dinjitoze te jete qeveria e Kosoves, aq me veshtire do te arrihet marreveshja, ngase vet Serbia nuk ka ne veten e vet qeveri demokratike por autokrate, e udhehequr nga ish ministri i Milosheviqit dhe ne politiken e jashtme nga nje piun i Milosheviqit. Si e tille, ajo do te bej çmos qe te ndikoj ne destabilizimin e brendshem te Kosoves dhe ne luftimin e saj ne arenen nderkombetare. Ne te njejten kohe, do te bej çmos per te gjetur partnere te pershtatshem brenda politikes tone per t’iu imponuar agjendat e tyre.

    Keto dy vite treguan se si nje qendrim parimor i kryeministrit z.Haradinaj dhe neve, bashkepunetoreve te tij, ndaluam plane e tyre, duke e kthyer Kosoven si subjekt qe duhet marre parasysh.

    Albini, pavaresisht se, me gjase, do te jemi ne nje fushate elektorale, duhet te orientohet ne tema thelbesore, dhe ne ambicien e tij per rol me peshe, t’i trajtoj ato ne logjiken shteterore e jo t’i redukoj ne tema partiake e te njeanshme. Ne politiken e jashtme nuk mund te faktorizohemi ne qofte se nuk arrijme nje konsensus rreth temave nacionale dhe t’i identifikojme objektivisht bartesit e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!