×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha kërkon që burri i Albulena Haxhiut të ndiqet penalisht

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 0:01

    Avokati Besnik Berisha, ka thënë se Alban Krasniqi, bashkëshorti i Albulena Haxhiut, duhet të ndiqet penalisht, pasi që sipas tij, ka kërcënuar sonte gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.


    Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhin dhe as të lejohen.

    “E pashë sonte një reagim të burrit të Albulena Haxhiut, i cili hapur kërcënoi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë dhe duhet të ndiqet penalisht”, ka thënë ndër të tjera Berisha.

    Alban Krasniqi, bashkëshorti i Ministrisë së Drejtësisë ka paralajmëruar reagim të ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në një postim në Facebook, ai tha se vetëm mbi trupat e tyre mund të kthehet, siç ka thënë ai, ‘krimi në qeverisje. Madje ka shkuar deri aty sa tha se më parë pranon vdekjen e tij se të demokracisë.

    “Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish që ta riktheni krimin në qeverisje! Krejt ata që kanë shkarravitur në atë vendim skandaloz le ta dinë që nuk u falet! Më parë pranoj vdekjen time sesa vrasjen e demokracisë! Shihemi në shesh, e kudo që na imponohet!”, ka shkruar ai. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!