×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha për deklaratën e Bahtirit: Mentalitet i epokës së revolucioneve, për të shkatërruar gjithçka

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 17:19

    Ish-zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, ka reaguar ndaj ‘thirrjes për vëllavrasje’ që ka bërë sot kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.


    Sipas Berishës, thirrjet e tilla tregojnë se në politikën në vendin tonë ka edhe të tillë që kanë mbetur në mentalitetin e epokës së revolucioneve, që të shkatërrojnë gjithçka për të ndërtuar nga fillimi.

    “Ne ketë faze, partitë politike dhe qytetaret duhet te aktivizohen maksimalisht në moslejimin e vet shkatërrimit duke ushtruar te drejtat e tyre politike e qytetare ne imponimin e rregullave demokratike qe nënkupton respektimin e procedurave, respektimin e shumicës politike si dhe respektimin e organeve kompetente ne mënyrë te veçante Gjykatës Kushtetuese; si dhe një vetëdije qytetare se asnjë beteje politike nuk e meriton asnjë jete njeriu”, shkruan ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni.

    Ndryshe, për deklaratën që ka dhënë sot Bahtiri, e që nxiti reagime të mëdha, Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka intervistuar të parin e kësaj komune nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

    Ky është reagimi i tij i plotë:

    Edhe pse jemi në kohë pandemie, ne shqiptaret, jemi mobilizuar per te bere politikë superaktive. Te jem i sinqerte, kam pasur probleme serioze me aftesine personale te spjegimit te situates diplomateve te shteteve mike.

    Kapaku u arritë sot, me kercnimin e nje kryetari te komunes se çdo zgjidhje jashte mendimit te tij do të çoj ne vellavrasje.

    Perpjekja qe beteja politike te redukohet ne dy kreret shteteror eshte perpjekje per të pronësuar shtetin.

    Por, perkunder peshes se dy pozitave te larta, megjithate shteti eshte nocion me i gjere, qe perfshine te gjitha institucionet, partite politike dhe te gjithe qytetaret.

    Nuk ka asnje tregues kredibil qe te gjithe janë ndare vetem ne dy taborre, ngase ka nje alternativë te trete, qe nuk e identifikon veten me nje logjike te tille dhe qe besoj se eshte shumice apsolute.

    Duke qene se jemi kombi me i vonuar ne Evrope, atehere po del, se ne te dy anet e kufinit, kemi mbetur ne mentalitetin e epokes se revolucioneve, që shkaterrojmë gjithçka per te ndertuar nga fillimi. Kjo teori e kobshme dihet mirefilli se çfare na solli ne te kaluaren neve si dhe shume kombeve te Europes.

    Ne kete faze, partite politike dhe qytetaret duhet te aktivizohen maksimalisht në moslejimin e vetshkaterrimit duke ushtruar te drejtat e tyre politike e qytetare ne imponimin e rregullave demokratike qe nenkupton respektimin e procedurave, respektimin e shumices politike si dhe respektimin e organeve kompetente ne menyre te veçante Gjykates Kushtetuese; si dhe nje vetedije qytetare se asnje beteje politike nuk e meriton asnje jete njeriu.

    Ne te kunderten, ne do te shkaterrohemi nga brenda, ndersa ne kontekstin nderkombetar do t’i rregullojme terrenin Serbise se ne nuk kemi aftesine e qeverisjes qe eshte kushti elementar per subjektivitet nderkombetar.

    Askush mos te mendoj apo me sakte manipuloj se Kosova eshte nje çeshtje e brendshme, eshte e kunderta, eshte nje vend qe liria dhe shtetesia eshte rezultat i investimit te perbashket me shtetet mike të BE-së dhe SHBA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!