Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha, ka reaguar pas konfirmimit zyrtar të ZRrE-së se rryma do të shtrenjtohet për 15%.
Ai riktheu një premtim të kryeministrit Kurti, kur po kërkonte votën e qytetarëve, i cili thoshte se “VV në pushtet e bën ‘shportën më të rëndë në peshë e më të lirë në çmim’”, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Berisha pati një pyetje për Kurtin.
“Si koleg ne fushen e elektroteknikes e pyes Kurtin: me cilin sistem te llogaritjes rritja e çmimit të energjise elektrike per 14% e ben me te lire buxhetin e qytetarit?”, shkroi ai në Facebook.
“Ne sistemin shkencor sigurisht se eshte e kunderta por ne sistemin e kryerrencit Kurti anomalite e tilla jane dukuri e sjelljes normale”, tha tutje.
Ndryshe, sipas ZRrE-ës, rreth 15 për qind është rritja e çmimit të energjisë elektrike për kosovarët, ky vendim u mor pas mbledhjes së bordit të këtij institucioni.
“Megjithatë, rritja e të hyrave do të reflektoj në ngritje të çmimeve të energjisë elektrike rreth 15% për konsumatorët fundor në vitin tarifor, të cilat do të hyjnë në fuqi prej 1 prill 2023 deri më 31 mars 2024”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.
Qytetarët të pakënaqur me shtrenjtimin e rrymës: Si ta paguaj me 200 euro pension, po varfërohemi