×
  • Lajme
  • Lajme

    Betohen deputetët e rinj të Kuvendit dhe ata që munguan në seancën konstituive

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 10:50

    Me 86 deputetë në sallë ka nisur seanca parlamentare në Kuvendin e Kosovës


    Seanca ka filluar me betimin e deputetëve që kishin munguar në seancën e parë konstitutive dhe ata që janë zëvendësuar.

    Në bazë të agjendës, në këtë seancë do bëhen shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare dhe deklarime jashtë rendit të ditës.

    “Deputeti Shemsedin Dreshaj kandidat i Subjektit AAKe zëvendëson Daut Haradinaj për shkak të dorëheqjes së tij. Deputetët Enver Haliti, Shqipe Isufi, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hydajet Hyseni Kaloshi, Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli kandidatë të subjektit politik LVV i zëvendësojnë Donika Gërvalla-Schearz, Hekuran Murati, Arben Vitija, Arbërije Nagavci, Hajrulla Çeku, Liburn Aliu, Faton Peci, Xhelal Sveçla dhe Rozeta Hajdari për shkak të zgjedhjes së tyre anëtarë të Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

    “Deputetja Samra Ilijaz kandidate e Nova Demokratska Stranka-NDS e zëvendëson Emilija Rexhepi e cila është zgjedhur anëtare e qeverisë së Republikës së Kosovës. deputeti Fridon Lala kandidat i Iniciativa e Re Demokratike-IRDK e zëvendëson Elbert Krasniqit, i cili është zgjedhur anëtarë i qeverisë. Deputeti Enis Kervan i subjektit politik “Kosova Demokratik TurK Partisi e zëvendëson Fikrim Damka i cili është zgjedhur anëtarë i qeverisë. Po ashtu betimin duhet ta japin edhe deputetët që kanë munguar në seancën konstituive me 22 mars e të cilët janë Memli Krasniqi, Ardian Kastrati, Avdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Behxhet Pagolli”, ka thënë Konjufca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!