×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie faqja e PZAP-së

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 15:03

    Pak minuta para se të publikojë vendimin për ankesat e partive politike lidhur me moscertifikimin e kandidatëve të tyre për deputetë, faqja e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rënë nga sistemi.


    Për momentin qasja në faqen e PZAP-së është e pamundur, shkruan Reporteri.net.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten nuk certifikoi listat e kandidatëve për deputetë, listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe disa partive tjera të komuniteteve jo-shumicë.

    Këto parti të shtunën dorëzuan ankesat e tyre në PZAP.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!