×
  • Lajme
  • Botë

    Bie vlerësimi për presidentin amerikan, Joe Biden

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 10:39

    Vlerësimi mesatar për presidentin Joe Biden ra nën 50 përqind, për herë të parë që kur ai mori detyrën, sipas sondazheve të shumta.


    Rezultatet erdhën pas kritikave mbi tërheqjen e çrregullt të trupave amerikane nga Afganistani, pas së cilës pasoi marrja nën kontroll e vendit nga talibanët.

    Rritja mbarëkombëtare e infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19 gjithashtu ishte faktor në rezultat.

    Që nga e mërkura, vlerësimi i miratimit të Biden ra në 49.3 përqind, ku 44.2 përqind prej tyre nuk ishin dakord me performancën e tij të punës.

    Ndërkohë, RealClearPolitics i dha atij një vlerësim mesatarisht 49.6 përqind gjatë periudhës 10 ditore, nga 7 deri më 17 gusht, ndërsa vlerësimi i mosmiratimit ishte 47.2 përqind.

    Edhe më keq, të dhënat nga një sondazh i Reuters/Ipsos treguan se vlerësimi i miratimit të Bidenit ra nga 53 për qind të premten, në 46 përqind të martën, një rënie që dukej e lidhur drejtpërdrejt me kaosin që po ndodhte në Afganistan.

    Rastet e reja të koronavirusit janë rritur 52 për qind në shkallë vendi në krahasim me dy javë më parë.

    Vdekjet në spital u rritën për 87 përqind, gjatë së njëjtës periudhë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!