×
  • Lajme
  • Lajme

    Bilall Sherifi ju kërkon të kapni lapsat dhe mbani shënim, jep një lajm të mirë për NISMËN

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 17:39

    Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka njoftuar se në bazë të të dhënave përfundimtar, koalicioni NISMA-AKR-PD e ka kaluar pragun prej 5 për qind.


    Sherifi ka thënë se kjo rritje për NISMËN vjen nga 314 kutitë të cilat janë rinumëruar për shkak të formularëve me gabime për bartjen e të dhënave, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë i Sherifit:

    “Për ata që nxjerrin përfundime “shkencore” për rezultatet e zgjedhjeve të 06 tetorit 2019 duke bashkuar të dhënat e papërfunduara me të dhënat e përfunduara! Rezultati nga të dhënat preliminare për 314 kuti të cilat janë të pasqyruara në sistemin K-Votes dhe të dhënat nga rinumërimi i po ktyre 314 kutive është ky: Në K-Votes në këto 314 kuti Nisma ka pasur 5.01%, nga rinumërimi i këtyre kutive rezultati është rritur në 5.05%”, ka thënë ai.

    “Dhe, mbani shënim: kjo rritje për NISMËN vjen vetëm nga 314 kutitë të cilat janë rinumëruar për shkak të formularëve me gabime për bartjen e të dhënave dhe jo për shkak të mospërputhjes të votave të kandidatëve me votat e partive! Le të shohim se çka do të na sjell rinumërimi i 530 kutive të cilat në rimumërim kanë shkuar pikërisht për shkak të mospërputhjes të votave të partive me ato të kandidatëve!”, ka shkruar ai.

    https://www.facebook.com/bsherifi/posts/10158797442078219

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!