×
  • Lajme
  • Lajme

    Bildt mirëpret Marrëveshjen e Ohrit: Mos harrohen mësimet e marra nga ajo e vitit 2013

    Reporteri
    19 Mars 2023 | 11:00
    Carl Bildt, Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë

    Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka uruar Kosovën, Serbinë dhe BE-në për arritjen e marrëveshjes të shtunën në Ohër.

    “Urime Miroslav Lajçakut dhe Josep Borrellit për arritje të kësaj marrëveshje, pas viteve diplomaci të durueshme. Koordinimi me ShBA-në po ashtu ka qenë i rëndësishëm. Por, më kryesore urime Kosovës dhe Serbisë për një hap të rëndësishëm drejt të ardhmeve të tyre”, ka shkruar Bildt në Tëitter.

    Ai shtoi se zbatimi i marrëveshjes do të kërkojë monitorin dhe menaxhim shumë të ngushtë në vitet në vijim.

    Bildt theksoi se mësimet e marrëveshjes së vitit 2013 nuk do të harrohen dhe se ka paqartësi që kërkojnë vigjilencë.

    “Zbatimi i marrëveshjes do të kërkojë monitorim dhe menaxhim shumë të ngushtë në vitet në vijim. Mësimet e marrëveshjes së 2013-ës nuk duhet të harrohen. Ka paqartësi që do të kërkojnë vigjilencë”, ka shkruar Bildt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!