×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi e Petkoviç takohen javën e ardhshme në Bruksel

    Reporteri
    28 Mars 2023 | 13:29

    Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi si dhe homologu i tij nga Serbia Petar Petkoviq, do takohen javën tjetër në Bruksel, ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

    Sipas Stanos takimi i radhës do zhvillohet me ftesë të lehtësuesit evropian dhe ka për qëllim për të „çuar përpara gjithçka që u dakordua në Ohër si dhe për të filluar hapat e ardhshëm drejt zbatimit” të marrëveshjeve.

    Takimi i javës që vjen, do jetë i pari pas takimit të Ohrit ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti si dhe presientin serb Aleksandër Vuçiq u dakorduan për planin e zbatimit të marrëveshjes mbi rrugën drejt normalizimit të raporteve të dy vendeve.

    Sipas zëdhënësit Peter Stano, tani fokusi duhet të jetë në zbatim të marrëveshje s së arritur dhe kjo është kërkesë edhe e liderëve të shteteve të BE-së të cilët në samitin e javës së kaluar kërkuan nga palët që të implementojnë të gjitha marrëveshjet e dialogut.

    Njëkohësisht Stano paralajmëroi se edhe në të ardhmen do ketë takime të liderëve në kuadër të dilaogut por se Bashkimi Evropian do i organizoj këto në momentin e duhur.

    “Pasoja të pafavorshme për të dy vendet”, BE: Moszbatimi i marrëveshjes do të thotë braktisje e rrugës drejt BE-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!