×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi pas takimit me Lajçakun: Në asnjërin nga këto takime s’ka negocim për dialog, por vetëm takime informative

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 23:15

    Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorin në detyrë të Republikës së Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj dhe me sekretarin e parë të ambasadës, Fitor Murati patëm dy takime të njëpasnjëshme me Miroslav Lajçak dhe gjithë ekipin e tij.


    Ai tha se qëllimi i takimit ishte informimi i plotë nga ana e Lajçak dhe ekipit të tij mbi të gjitha takimet e deritanishme në dialog dhe çështjet e ngritura, si dhe marrëveshjet e dakorduara mes palës kosovare dhe asaj serbe.

    Bislimi njoftoi se edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me Lajçak ku do të jenë takime informative pa negocim.

    “Bashkë me ambasadorin në detyrë të Republikës së Kosovës në Bruksel, z. Astrit Zemaj dhe me sekretarin e parë të ambasadës, z. Fitor Murati patëm dy takime të njëpasnjëshme me z. Miroslav Lajçak dhe gjithë ekipin e tij. Qëllimi i takimit ishte informimi i plotë nga ana e z. Lajçak dhe ekipit të tij mbi të gjitha takimet e deritanishme në dialog dhe çështjet e ngritura, si dhe marrëveshjet e dakorduara mes palës kosovare dhe asaj serbe. Takimet ishin dakorduar në funksion si të informimit të plotë ashtu edhe përgatitjes më të mirë të palës kosovare.

    Po ashtu delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Kryeministri Kurti, një nga 17 takimet e dy ditëve në vijim do ta ketë sërish me z. Lajçak. Në asnjërin nga këto takime nuk ka negocimi, por janë takime informative.

    Pas kthimit në Kosovë, menjëherë do informoj liderët e partive politike parlamentare për përmbajtjen e diskutimeve”, shkroi ai

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!