×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Sot i kemi dërguar Lajçakut një shkresë për targat, e bëjmë publike në momentin që dakordohemi

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 18:11

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se sot i kanë dërguar sot një shkresë Emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për atë se çfarë mund të bëhet pa kontestuar ligjshmërinë e vendimit për targat, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Bislimi tha se në momentin që ka dakordim do ta bëjnë publike.

    “Ne jemi ende në kontakt me Lajçakun, sot i kemi dërguar edhe me shkrim atë mënyrën se si ne e shohim zhvillimin që nga java e ardhshme e deri në muajt në vijim. Dhe atë moment që ne kemi dakordim e bëjmë publike”, ka thënë Bislimi në Tëvë1.

    I pyetur mbi modalitetet e bisedimeve me BE, Bislimi tha “tash modalitete janë 20 sosh, por për cilat kemi bisedu ne… në 20 mund të jetë secili, por po them për të cilin kemi diskutu ne dhe cilin jemi duke suportu është diçka tjetër”.

    Bislimi theksoi se Bashkimi Evropian është i interesuar që të mos ketë tensione në terren.

    Ndryshe, nga e hëna fillojnë të shqiptohen gjoba për ata që s’i kanë konvertuar targat në RKS.

    Qeverisë Kurti i është kërkuar disa herë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ta shtyjë vendimin për targat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!