×
  • Lajme
  • Lajme / Zyra e Kombeve të Bashkuara

    Bislimi thotë se Qeveria mirëpret iniciativa që çojnë Kosovën drejt BE-së

    Reporteri
    27 Shkurt 2024 | 19:10

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësues nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), shkruan Reporteri.net.

    Siç njofton kumtesa për media, në takim u diskutua mbi format e fuqizimit të bashkëpunimit dhe punës së përbashkët mbi projekte me interes të dyanshëm, të cilat adresojnë dhe qëllimet e synimet e Qeverisë, si në rastin e fushës së energjisë dhe infrastrukturës.

    “U theksua dhe puna e bërë nga Qeveria në hartimin e planeve e strategjive, të cilat prekin fushat prioritare për vendin”, thuhet në njoftim.

    “Bashkëpunimi mes nesh vijon të jetë i rëndësishëm. Qeveria mirëpret iniciativa, projekte e mundësi, të cilat janë në linjë me objektivat tona dhe fuqizojnë kapacitetet e strukturat tona edhe në rrugën drejt integrimit dhe Bashkimit Evropian”, thuhet tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!