×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Vela emërohet Shef i Stafit të Presidentes Osmani

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 21:25

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka emëruar Blerim Velën, si Shef i Stafit në kabinetit e saj, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.


    Kështu ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi në Facebook, gjersa ka shtuar se Vela ka përvojë profesionale 20 vjeçare në fushën e qeverisjes demokratike, politikës së jashtme dhe parlamentarizmit.

    “Blerimi është në përfundim të studimeve të doktoratës në Universitetin e Sussex-it në Britaninë e Madhe, Departamenti i Politikës, aty ku edhe ka përfunduar magjistraturën në fushën e politikës evropiane. Studimet në nivelin Baçellor i ka përfunduar në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Më herët ka ligjëruar në Universitetin Amerikan të Kosovës dhe Universitetin e Sussex-it”, shkroi Osmani.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!