×
  • Lajme
  • Lajme

    Bleron Baraliu e quan sharlatanizëm sondazhin e “Riinvest” të publikuar në RTV Dukagjini

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 0:13

    Analisti kosovar, Bleron Baraliu, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e i cili në vazhdimësi merret me parashikime politike e ka quajtur sharlatanizëm sondazhin e “Riinvest” të lënë gjysmë nga Armend Muja, i cili aderoi në Vetëvendosje.


    Ai ka thënë se ky është sharlatanizëm i llojit elementar.

    “Pastaj po cuditeni kur po satirizoj mbi ‘hulumtuesit’ e sondazheve… ??‍♂‍ I kane anketuar vetem 1100 persona te shperndare neper gjitha regjionet, dhe permes tyre e kane parashikuar rezultatin neper regjione veq e veq?️?‍♂‍?️?‍♂‍?️?‍♂‍!!! Matematika kerkon qe per te parashikuar rezultatin ne Prishtine, per shembull, mostra minimale duhet te perbehet nga mbi 1000 anketues vetem nga Prishtina. Me vjen keq por kur nje department, si Riinvest Data Anytics i Kolegjit Riinvest, publikon dicka kaq flagrante, nuk kemi se si mos ta quajme sharllatanizem te llojit me elementar. ?”, ka reaguar ai në Facebook.

    Edhe Baraliu javën e kaluar në RTV Dukagjini ka dhënë disa projeksione të tij lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se Vetëvendosje sipas projeksionit të tij do të fitojë 52 mandate në Kuvend.
    Sipas tij 22 deputetë do t’i fitojë PDK, 17 LDK dhe 9 mandate AAK.

    Baraliu ka thënë se Vetëvendosje do të arrijë 407 mijë vota, PDK 158 mijë e 400 vota, LDK 125 mijë e 875 vota, AAK 66 mijë e 825.

    Sipas projeksionit të tij Nisma Socialdemokrate nuk do të arrijë ta kalojë pragun

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!